Ice Cube thuhet se ka hequr dorë nga komedia “Oh Hell No” pasi refuzoi kryerjen e vaksinës kundër COVID.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Ice Cube thuhet se ka lënë komedinë “Oh Hell No” me Jack Black pasi producentët i kërkuan që ai të vaksinohej kundër COVID-19. Sipas mediave, filmi i Sony ishte planifikuar të fillonte xhirimet këtë dimër në Hawaii, i drejtuar nga regjisori i Bad Trip, Kitao Sakurai. Cube dhe Black u bashkuan për xhirimet e filmit në qershor të këtij viti, ku reperi thuhej se do të paguhej për rreth 9 milionë dollarë.

Data e nisjes së prodhimit të filmit është riplanifikuar, pasi Black u lëndua gjatë një episodi të Conan. Burimet mediatike kanë njoftuar se tashmë studioja po kërkon zëvendësuesin e Ice Cube.

Cube thuhet se ka hequr dorë edhe nga një projekt tjetër, filmin e boksit “Flint Strong” që në fillimin e këtij viti, megjithëse arsyeja e largimit të tij është e paqartë. Ai ishte vendosur të ishte bashkë udhëheqës në filmin, i cili u xhirua vetëm një ditë gjatë vitit 2020 përpara se të mbyllte prodhimin, pasi vala e parë e virusit goditi SHBA-në marsin e kaluar. Flint Strong po kërkon gjithashtu një aktor të ri për rolin e tij.

 

Duket se reperi nuk ka bërë haptas komente për të qenë pro ose kundër vaksinës. Në prill, Cube filloi të shesë bluza të zbukuruara me tekstin e tij “Check Yo Self Before You Wreck Yo Self” dhe një imazh të tij të veshur me një mbulesë të fytyrës, ku të ardhurat shkojnë për punonjësit e shëndetësisë. Gjithashtu gjatë muajit gusht ai dhuroi 2,000 maska ​​​​anticovd për studentët në Bacone College në Muskogee, Oklahoma.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL