Të gjithë në Cinque Terre kanë një histori për të treguar për atë ditë të tmerrshme që ndodhi vite më parë. Një nga më të jashtëzakonshmet vjen nga pronari i hotelit, Pierpaolo Paradisi. Dhjetë vjet më parë, zona italiane e Cinque Terre u godit nga një përmbytje vdekjeprurëse. Trembëdhjetë njerëz u vranë dhe shumë të tjerë humbën pronat dhe pasuritë e tyre.
Ndërkohë në luftën jugosllave, njerëzit duhej të braktisnin kafshët e tyre. Duke parë në Facebook gjatë verës, Pierpaolo Paradisi lexoi për një grup aktivistësh për të drejtat e kafshëve dhe disa modele serbe që sillnin mace dhe qen të braktisur në Itali, sa herë që vinin për punë. Duke dashur të ndihmonte kafshët, ai i dërgoi grupit një mesazh, duke i kërkuar që të zgjidhnin një qen për të. Ata zgjodhën një qen të vogël, ngjyrë kafe nga Beogradi. Leo, siç e quajti Paradisi, mbërriti në Liguria më 25 shtator 2011.
Një muaj më vonë, megjithëse qentë ndaloheshin në zyrën e tij, ai vendosi të merrte qenin e tij të ri në punë. Një stuhi tashmë po niste në zonë dhe ai nuk ndihej rehat duke e lënë qenin në shtëpi. “Ishte një shkelje që më shpëtoi jetën,” – thotë ai.
Në kohën kur ata arritën në La Spezia, stuhia kishte filluar tashmë – shi i fortë, bubullima dhe breshër. Paradisi vendosi të largohej herët, nga frika se moti do të përkeqësohej.
Paradisi e kishte vendosur Leo-n në pjesën e pasme të makinës së tij dhe qeni ishte ulur në heshtje. Derisa duke iu afruar gjithnjë e më shumë Prevos, teksa makina u përplas rreth shkëmbit, Leo u hodh mbi të zotin. “Ai u hodh në pjesën e përparme dhe mbi gjunjët e mi, kështu që më duhej të ndaloja”, thotë Pierpaolo Paradisi.
“Isha i zemëruar thashë :’Leo, po drejtoj makinën’.” Në atë moment ,pikërisht kur ai po përpiqej të largonte qenin nga prehri i tij dhe të nisej përsëri shkëmbi u rrëzua përpara tyre.
Trembëdhjetë njerëz u vranë në fatkeqësinë e vitit 2011.Në këtë mënyrë Paradisi është i bindur se Leo ua ka shpëtuar jetën të dyve.
Sot, shtëpia e tyre është një hotel buzë shkëmbit. Pierpaolo Paradisi e ka quajtur pronën Lozha e Leos dhe një pllakë e një qeni është e ngjitur në derë.
Qeni Leo mirëpret mysafirët në hotel duke i shoqëruar ata herë pas here deri në dhomat e tyre.
Ai shkon me Paradisin çdo pasdite për të marrë mysafirë në zonën e Corniglia pranë hotelit. Ndërkohë, fama e Leos është përhapur shumë e gjerë. Në vitin 2012, vitin pas përmbytjes, atij iu dha çmimi kryesor në Premio Internazionale Fedeltà del Cane, ose çmimi ndërkombëtar për besnikërinë e qenve. Ai u zgjodh si “i pari midis të barabartëve” nga 10 qen po aq të jashtëzakonshëm.
Tragjedia e 10 viteve më parë ka pasur një ndikim të madh tek Pierpaolo Paradisi. Edhe pse ai vazhdoi të jetonte në atë zonë, duke përmbushur ëndrrën e tij për ta kthyer fshatin e braktisur të Prevos në një hotel, tani ai ka vend për 40 persona, midis Leo’s Lodge, disa apartamente dhe një vilë. Sot, Vernazza është bërë një nga qytetet më të pëlqyeshme për turistët nga e gjithë bota.