Shakira ka ndarë së fundmi një lajm me fansat e saj. Përmes një postimi këngëtarja zbuloi se ‘Hips Don’t Lie’ ka arritur një miliardë transmetime në Spotify. “Uau! Një miliard transmetime për ‘Hips Don’t Lie’”, shkroi ajo krahas një fotoje të saj duke festuar . “Faleminderit @spotify për cmimin , @wyclefjean për bashkëpunimin dhe të gjithë juve për mbështetjen tuaj të pabesueshme”, vazhdoi ajo.
Njoftimi i saj vjen pas një vendimi të prokurorëve spanjollë për të ndjekur veprime të mëtejshme ligjore kundër këngëtares për evazion fiskal. Shakira do përballet me një dënim tetë vjet plus një gjobë nëse shpallet fajtore për mospagimin e taksave nga viti 2012 deri në 2014. Në korrik, ajo refuzoi një marrëveshja, sipas Reuters, e cila do ta kishte zgjidhur çështjen jashtë gjykatës. Artistja ka mohuar çdo keqbërje dhe firma e saj e marrëdhënieve me publikun pohon se ajo ka paguar detyrimet.
“Shakira ka bashkëpunuar gjithmonë dhe ka respektuar ligjin, duke ndjekur me besnikëri këshillën e PriceWaterhouse Coopers, një firmë tatimore prestigjioze dhe e njohur globalisht”, tha përfaqësuesi. Shakira është e bindur se pafajësia e saj do të vërtetohet deri në fund të procesit gjyqësor”. Shakira u akuzua për herë të parë për evazion fiskal në janar 2018. Atë vit , ajo pagoi gati 25 milionë dollarë taksa.