Artisti mjaft I dashur dhe I pëlqyer nga publiku, Harry Styles tashmë kryeson rekordin për këngën më të transmetuar në një ditë të vetme në Spotify në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kënga e tij e re, “As It Was”, theu rekordin në SHBA dhe në mbarë botën për shumicën e transmetimeve brenda një dite gjatë fillimit të këtij viti.
Sipas Entertainment Tonight, kënga la pas dhe hitin “Driver’s License “të Olivia Rodrigo, me tetë milionë transmetime dhe “Evolver” të Anitta, me 8.6 milionë transmetime muajin e kaluar.
“As It Was” fitoi mbi 8.3 milionë transmetime që në ditën e parë të publikimit. Gjithashtu videoja muzikore ka mbi 29 milionë shikime në YouTube, duke u renditur në vendin e parë në seksionin Trending të platformës.