Fituesit e “Eurovision-2022”, grupi ukrainas Kalush Orkestra do nxjerrë kupën në një ankand bamirësie dhe paratë do t’i dhurojë për nevojat e Ukrainës. Ky lajm u njoftua gjatë një konference nga udhëheqësi i grupit Oleh Psiuk. Në deklaratën e tij ai u shpreh duke thënë se: Ne kemi planifikuar të nxjerrim kupën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën. Shikoni, shumë njerëz tashmë po dhurojnë nga jashtë dhe ndoshta shumë të tjerë do të dëshironin për të dhuruar. Dhe kjo, sipas mendimit tonë, do të jetë gjëja që i motivon ata. Mendojmë se do të jetë e dobishme për Ukrainën,” tha lideri i grupit, reperi Oleh Psiuk.
Ndërkohë grupi ka bërë dhe një tjetër deklaratë të rëndësishme ku kanë njoftuar se do të nisin gjithashtu edhe turin në Europë për të mbledhur fonde për nevojat e ushtrisë dhe fondacioneve bamirëse të Ukrainës. Sipas Psyuk, anëtarët e grupit po përpiqen që njerëzit të dëgjojnë muzikën ukrainase si dhe të promovojnë kulturën e vendit gjithashtu.