Grupi italian MANESKIN rinovon kontratën me kompaninë Sony Music Publishing.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Kompania Sony Music Publishing ka rinovuar kontratën me grupin italian Maneskin. Marrëveshja e tyre rinovon partneritetin e kompanisë me grupin, i cili filloi që në vitin 2017.

Grupi i rrokut Maneskin përbëhet nga Victoria De Angelis, Ethan Torchio, Thomas Raggi dhe Damiano David, ku këtë vit dolën fitues në festivalin e këngës Eurovision.

Në mesin e muajit korrik, grupi u shpall zyrtarisht grupi më i dëgjuar në botë në Spotify, duke mposhtur serinë shtatëjavore të Olivia Rodrigo në vendin e parë. Që kur fituan konkursin në maj, grupi ka grumbulluar 3 miliardë transmetime gjithsej, me mbi 977 milionë transmetime në albumin e tyre të parë “Chosen”, 450 milionë transmetime nga kënga “Il Ballo della Vita” dhe mbi 1 miliard transmetime në albumin e tyre të fundit “Teatro D’Ira – Vol.”  Grupi gjithashtu fitoi Aktin më të Mirë Rock në MTV EMA 2021 dhe u nominua për këngën e preferuar në trend në AMA 2021. Kohët e fundit, grupi Maneskin bëri debutimin e tyre televiziv amerikan në The Tonight Show me Jimmy Fallon dhe luajtën koncertet e tyre debutuese në SHBA, duke përfshirë një performancë hapëse për Rolling Stones në Las Vegas.

Paola Balestrazzi, Drejtoreshë A&R, Sony Music Publishing Itali, tha: “Ka qenë një privilegj i madh të punoja me Maneskin gjatë katër viteve të fundit, sepse ato pasqyrojnë sesi muzika duhet të jetë: gjithëpërfshirëse dhe autentike. Kjo është arsyeja pse këngët e tyre janë kaq të mrekullueshme.

“Arritjet e tyre këtë vit na kujtojnë gjithashtu fuqinë e ëndrrave, duke treguar se çfarë është e mundur përmes punës së palodhur, përkushtimit dhe vullnetit të fortë. Jemi të nderuar dhe mirënjohës që vazhdojmë të punojmë me Maneskin dhe mezi presim të shohim se çfarë mban e ardhmja për ta.”

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL