Hapësire reklamuese

Grupi italian Maneskin do të performojë këtë fundjavë në SNL.

Grupi fitues i Eurovision 2021- Måneskin do të shfaqen si të ftuar muzikor në episodin e ardhshëm të Saturday Night Live, të drejtuar nga aktori dhe ish-anëtar i kastit të SNL, Will Forte.

SNL bëri njoftimin e formacionit për episodin e tyre të ardhshëm të 22 janarit këtë fundjavë. Grupi Måneskin i përbërë nga: Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio, fituan Eurovision Song Contest në 2021 me këngën “Zitti e buoni”.

Pas fitores së tyre në Eurovizion u bënë edhe më të njohur me publikimin e këngës BEggin e cila u bë tepër virale në rrjetin social TikTOk. “Beggin'” arriti kulmin në vendin e 13 në Billboard Hot 100 dhe në numrin 3 në tabelën Global 200.

Përveç performancës së tyre të parë SNL, 2022 do të përfshijë debutimin e Måneskin në Coachella. Festivali ikonë i Kalifornisë zhvillohet këtë vit 15-17 prill dhe 22-24 prill.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM