Grupi Coldplay do të organizojë turneun botëror më të veçantë deri më sot !

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Coldplay pas albumit më të fundit : “Music Of Spheres” kanë lajmëruar për organizimin e një turneu botëror “ekologjik”.

Saktësisht çfarë kanë dashur të thonë me termin ekologjik ?

Fillimisht grupi do të financojë mbjelljen e një peme për çdo bilete të shitur, më tej do të përdorin burime të rinovueshme energjie si ajo diellore dhe biokarburantet.Gjithashtu të gjthë rripat e dorës LED dhe efektet speciale do të jenë disa përdorimshme ose të riciklueshme. Qëllimi i coldplay nga ky turne është të zvogëlojë emetimet e karbonit me 50% në krahasim me turneun e tyre të fundit. 

Pa harruar të përmendim, grupi i famshëm po bashkëpunon me “Climeworks” , një kompani zviceriane e teknologjisë që prodhon makina të cilat pastrojnë ajrin nga karboni.

Ky turne  i veçantë nga grupi COLDPLAY do të nisë në muajin mars të vitit të ardhshëm në Kosta Rika e do të vijojë në qytete të tjera si Londër,Paris, Berlin etj. 

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL