Ndërsa java e modës për meshkuj në Paris dhe Milano është planifikuar ende për të vazhduar, shqetësimet për rritjen e shkallës së infektimeve me COVID-19 kanë bërë që disa marka të marrin vendim nëse do të marrin pjesë apo jo. Njoftuar për mediat, Giorgio Armani ka anuluar shfaqjet e ardhshme të Emporio Armani dhe Giorgio Armani për meshkuj dhe shfaqjen Giorgio Armani Privé Haute Couture, të planifikuar për në fund të këtij muaji. Marka luksoze ishte planifikuar të shfaqte koleksionet e saj Emporio Armani dhe Giorgio Armani AW22/23 për meshkuj në Milano më 14-18 janar. Së bashku me shfaqjen e saj të modës së lartë Prive në Paris në 24-27 janar. Të dyja tani janë anuluar për shkak rritjes së infektimeve me COVID-19 në Evropë.
Në një deklaratë, The Armani Group tha: “Ky vendim është marrë me keqardhje të madhe dhe pas reflektimit të kujdesshëm në dritën e përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Siç është shprehur stilisi në shumë raste, shfaqjet janë raste vendimtare dhe të pazëvendësueshme, por shëndeti dhe siguria e punonjësve dhe e publikut duhet të ketë edhe një herë prioritet.”
Java e modës për meshkuj dhe shfaqja Prive Haute Couture në Paris ka në plan të mirëpresë markat duke përfshirë Louis Vuitton, Dior, Loewe dhe Hermes. Paco Rabanne dhe Alaia gjithashtu do të zbulojnë koleksionet e tyre të veshjeve të gatshme për femra në Paris më 23 janar.