Gavin DeGraw ka njoftuar se gjatë muajit aj do të rikthehet me një album të ri, të titulluar “Face the river”. Për shkrimin e “Face them river” ai zbulon se është frymëzuar nga ngjarje të vërteta të jetës së tij personale dhe veçanërisht nga humbja e prindërve të tij.
“Ky album u kushtohet prindërve të mi,” – shkruan ai. “Ata ishin heronjtë e mi. Ishte historia e tyre e dashurisë, sakrificat dhe udhëzimet e tyre që i dhanë formë kësaj muzike. Publikimi i këngës së parë vjen me videoklipin dhe episodin e parë të serisë së re të dokumentarëve “Face the river” të DeGraw.
Albumi i ri ka përfunduar dhe mësohet se do të publikohet në datën 20 maj.