FIFA publikon një strategji të re të quajtur “FIFA Sound” e cila është dizenjuar për të krijuar marrëdhënie inovative dhe të rëndësishme midis fansave të futbollit, entuziastëve të muzikës, lojtarëve të FIFA, këngëtarëve, ndeshjeve dhe gjithë këngëve që ata duan.
Kjo risi interesante do të fillojë me prezantimin e tetë serive të një podcasti që do të drejtohet nga artisti Liam Payne, ish anëtar i grupit muzikor One Direction dhe nga komentatori sportiv Jaydee Dyer.
Ky Podcast do të grupojë lojtarët e futbollit me këngëtarë ose artistë të ndryshëm dhe sezoni i parë do të na sjellë emra si Ivan Rakitic, Carli Lloyd, Asisat Oshoala, Lele Pons, Tiwa Savage, Wretch 32, Morat si dhe shumë të tjerë.
PlayOn ka filluar transmetimin në 13 janar 2021 dhe mund të ndiqet në platformat Spotify, Apple Podcasts, Google Podcasts , Amazon Podcasts dhe platforma të tjëra të këtij lloji.
Episodet e reja do të publikohen cdo të mërkurë dhe listat me këngët e zgjedhura nga cdo lojtar do të publikohen në Spotify.
Drejtori i Marketingut të FIFA, Jean Francois Pathy tha se vizioni i FIFA është që ta bëjë futbollin diçka me të vërtetë globale, të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse.
” Kombinimi i futbollit dhe muzikës është një ndërthurje që nënvizon një rëndësi të madhe kulturore. Te dyja janë gjuhë universale dhe kanë aftësinë të krijojnë emocione të pakrahasueshme prandaj është shumë natyral vendimi për ti bashkuar ato,”- është shprehur ai.
Ky projekt ka lidhur sëbashku lojtarë të mrekullueshem dhe të ftuar specialë të cilët kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre të jetës në fushën e lojës por jo vetëm, duke e parë cdo gjë nëpërmjet lentes së muzikës.
Duke nisur fillimisht me këtë Podcast, këto iniciativa do të shfaqin “simbiozën” dhe lidhjen e padiskutueshme të lojtarëve më të mirë të futbollit në botë dhe artistëve të muzikës, duke marrë patjeter me vete fansat që i shohin si idhuj në të gjithë botën.