Tre persona u qëlluan me armë jashtë festës së Justin Bieber në restorantin “The Nice Guy” në Los Anxhelos të shtunën mbrëma, pasi disa u grindën disa persona. Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey, u fotografuan duke u larguar me nxitim nga restoranti, pasi shpërtheu zënka e cila çoi në të shtëna.
Interpretuesi i hitit “Peaches”, po organizonte një festë pas koncertit ku të pranishëm ishin dhe shumë personazhe të njohur, me ftesë të organizatorëve të Super Bowl, por mendohet se shkak për nisjen e sherrit është bërë reperi Kodak Black, i cili i kontaktuar nga TMZ nuk ka dashur të prononcohet. Pas zënkës nga vendi i ngjarjes janë dërguar në spital tre persona, një 19-vjeçar, nnjë tjetër 60-vjeçar dhe një 24-vjeçar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është dërguar në spital. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por të tre raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore. Shkaku se si nisi kjo zënkë ende nuk eshtë bërë publike nga mediat.
Lista e të ftuarve përfshinte gjihtashtu artistë të famshëm si Drake, Leonardo DiCaprio, Tobey Maguire, Kendall Jenner dhe Khloe Kardashian.