Familja e Avicii i shet të drejtat e muzikës anëtarit të ABBA.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Familja e Avicii i ka shitur 75% të të drejtave për regjistrimet e tij kompanisë suedeze Pophouse. Marrëveshja do t’i lejojë prindërit  të përqendrohen në fondacionin që ata krijuan pas ndarjes së tij nga jeta në 2018. Ata ruajnë 25% të të drejtave të tij të mbetura, për të siguruar që muzika e tij të përdoret dhe promovohet në mënyrë dinjitoze. Pophouse u krijua nga ylli i Abba, Björn Ulvaeus në 2014. Avicii lindi në vitin 1989 dhe prodhoi muzikë për Madonna dhe Coldplay duke u bërë një nga DJ-të më të paguar në botë.  Ai i dha fund jetës në moshën 28-vjeçare. Që atëherë, prindërit Klas Bergling dhe Anki Lidén kanë mbikëqyrur pasurinë e tij. Ata kanë organizuar një koncert, licencuar një video  lojë  bazuar në muzikën e tij. Gjithashtu kanë hapur një muze nderimi në Stokholm në fillim të këtij viti. Në një deklaratë, Bergling shpjegoi se shitja e shumicës së aksioneve do të ndihmonte për të siguruar trashëgiminë e tij.

“Përmes kësaj marrëveshjeje, ne po sigurojmë  financat afatgjata të Fondacionit Tim Bergling. Kjo na krijon mundësinë për të vepruar me vendosmëri mbi angazhimet e fondacionit. Për të mbështetur çështje të rëndësishme si shëndeti mendor dhe mirëqenia e të rinjve”, shkroi babai.Ai shpjegoi se marrëveshja do ta sillte muzikën e Aviciit “në audiencën më të gjerë të mundshme” dhe “të kujdeset” për fansat e  tij ndërkombëtarë. “Që kur Tim mori jetën e tij, si familje, ne nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për fansat e tij”, ka shkruar Bergling. Marrëveshja e Avicii vjen gjashtë muaj pasi Pophouse bleu regjistrimet kryesore të Suedez House Mafia. Asnjë shifër nuk është bërë e ditur për blerjen.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL