Eurovision Song Contest publikon detajet e eventit.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Ndonëse  Ukraina u shpall fituese e  “Eurovision” vitin që lamë pas, ndryshe nga tradita e festivalit, ai nuk do zhvillohet në vendin fitues, por në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të luftës në Ukrainë.

 

Këtë vit festivali europian vjen me sloganin “United by Music” (Të bashkuar nga muzika). BBC ka publikuar promon e festivalit ku pasqyron origjinën e saj, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment për të bashkuar Europën. Ndërkohë flamujt e Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.

Në gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj pritet të interpretojnë 31 garues nga ku vetëm 20 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe më 13 maj.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022.

 

Përsa i përket vendit tonë, Shqipëria do të përfaqësohet me këngën “Duje” nga Albina Kelmendi dhe familja e saj. 

Sipas shortit të hedhur pak orë më parë, Shqipëria, e përfaqësuar nga artistja, do të performojë në pjesën e dytë të gjysmëfinales së dytë të Eurovision 2023. Siç e lartpërmendëm, performanca e saj pritet të zhvillohet më datë 11 maj 2023.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL