Redaktorët e revistës prestigjoze ‘Time’ kanë zgjedhur sipërmarrësin miliarder Elon Musk si personin që ka pasur ndikimin më të madh gjatë 12 muajve të fundit. Drejtori i Përgjithshëm i Tesla dhe SpaceX dhe njëkohësisht personi më i pasur në botë ka mbetur një figurë qendrore në lajme ndërsa ai dhe bizneset e tij vazhdojnë të krijojnë të ardhmen e automobilave dhe udhëtimeve në hapësirë.
SpaceX i Musk u zgjodh nga NASA në prill për të ndërtuar brezin e ardhshëm hënor, duke mposhtur dy pretendentë të tjerë për një kontratë 3 miliardë dollarësh. Ai gjithashtu njoftoi se kompania e tij Tesla do të vazhdojë të bëjë përparime në teknologji duke zhvilluar një robot me inteligjencë artificiale vitin e ardhshëm, të quajtur “Tesla Bot”. Në tetor ai njoftoi se planifikonte të shtonte 100,000 Tesla në flotën e tij. Këto janë vetëm disa nga sukseset e fundit të shënuara nga Elon Musk.
Shefi Ekzekutiv i Tesla u emërua “Njeriu i Vitit” nga revista Time për vitin 2021, një vit ku kompania e tij e makinave elektrike u bë prodhuesi më i vlefshëm i makinave në botë dhe kompania e tij e raketave fluturoi në skajin e hapësirës me një ekuipazh tërësisht civil.
Kryeredaktori i Time, Edward Felsenthal e përshkroi Musk si “një person me ndikim të jashtëzakonshëm në jetën në Tokë, dhe si edhe jashtë Tokës”.
Sipas revistës, nderimi i jepet dikujt “që ndikoi më shumë në lajmet apo jetën tonë, për mirë apo për keq”. Personi i Vitit është një tregues i ndikimit dhe pak individë kanë pasur më shumë ndikim se Musk në jetën në Tokë, dhe potencialisht jetën jashtë Tokës gjithashtu.”