Me rreth 4.3 milionë dëgjues vetëm në një vit, këngëtari 30-vjeçar Ed Sheeran la pas edhe Dua Lipa e cila renditej si artistja e dytë më e dëgjuar në radio me vetëm 100,000 dëgjues më pak se Ed Sheeran. The Weeknd ishte artisti i tretë më i dëgjuar me 3 milionë streams. Ky informacion u mblodh nga platforma muzikore Viberate e cila analizoi 24000 stacione radiosh në 150 vende të botës, të cilat e vendosën “Queen” në vendin e katërt me 2.9 milionë dhe në vendin e pestë me 2.8 milionë “Maroon 5”.
Platforma e industrisë muzikore ‘Viberate’ tha për mediat se : “Ne përcaktuam shifrat vjetore pas çdo kanali përkatës muzikor dhe të mediave sociale, nga Spotify te Beatport dhe TikTok, dhe nxorëm përfundime në lidhje me tendencat dhe tregjet e industrisë muzikore në 2022”.
Viberate gjithashtu raportoi se muzika rock ka pasur një ringjallje pasi është renditur si zhanri i dytë më i madh me 79.9 milionë dëgjime në mbarë botën. Megjithatë, muzika pop mbetet ende më e njohura me 141 milionë dëgjues.