Ed Sheeran do t’i dhurojë të gjitha të ardhurat nga kënga e tij e re “2step” në ndihmë të Ukrainës.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Ed Sheeran gjatë muajit shkurt udhëtoi drejt Ukrainës, në Kiev për xhirimet e këngës së tij më të fundit përpara se lufta të fillonte. Tashmë ai njofton se të gjithë të ardhurat që do të mblidhen nga kënga 2step do të shkojnë për Apelin Humanitar të Ukrainës të DEC.

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh duke thënë se: “Kam filmuar videon për “2step” në qytetin e Kievit, Ukrainë përpara se të fillonin aktet shkatërruese të dhunës. Ishte hera ime e parë që vizitoja vendin dhe u ndjeva shumë i mirëpritur gjatë qëndrimit tim atje, të gjithë ne nga grupi i produksionit e deri te shumë njerëz që takova gjatë ditëve të mia të pushimit. Ukraina është një vend krenar dhe jam mirënjohës që pata mundësinë të filmoj videon time atje. Unë mbështes Ukrainën.”

 

Në klipin e xhiruar Ed Sheeran shfaqet duke ecur nëpër rrugët e kryeqytetit Kiev të rrethuar nga balerinë profesionistë. “2step” vjen në bashkëpunim me Lil Baby, lajm të cilin Ed Sheeran e ka konfirmuar vetë prej kohësh.

Kjo nuk është hera e parë që Ed Sheeran ndërmerr  nisma të tilla për të ndihmuar sado pak ukrainasit. Muajin e kaluar ai dhe Camila Cabello dhanë premierën e bashkëpunimit të tyre në këngën “Bam Bam” në mbledhjen e fondeve televizive “Concert For Ukraine” që u zhvillua në Resorts World Arena në Birmingham.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL