Ishte data 26 janar e vitit 2020 kur basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, humbën jetën tragjikisht në një aksident ajror me helikopterin e tij privat në Calabasas një qytet që është 70 km larg Los Angelesit. Gjithçka ndodhi si pasojë e një problemi në helikopterin e tij privat, çfarë solli një aksident fatal jo vetëm për sportistin, por edhe për vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna si dhe 7 personave të tjerë që ndodheshin në bord. Ata ishin nisur nga Los Angelos për në Kaliforni, por një problem i konstatuar shumë vonë nga piloti bëri që rrugëtimi i tij në këtë botë të ishte më i shkurtër nga të gjithë mendonin.
Kushtet atmosferike nuk kishin plotësuar as minimumin e standardit për të fluturuar dhe sipas hetimeve nga policia, u tha se helikopteri i sportistit kishte shikueshmëri të dobët në momentin e përplasjes për shkak të mjegullës çfarë shkaktoi më pas dhe rrëzimin e tij në kodrën e Calabasas në Kaliforni.
Duhet thënë se Kobe Bryant ishte padyshim një prej emrave më të mëdhenj në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Gjatë karrierës së tij të bujshme, ai ishte shpallur pesë herë kampion me Los Angeles Lakers.
Ndonëse kanë kaluar dy vite nga kjo ngjarje e trishtë ai sërish mbetet një ikonë dhe pikërisht në dyvjetorin e humbjes së tij Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, u përkujtuan me statujë prej bronzi të vendosur në vendin e rrëzimit të helikopterit, në dyvjetorin e ndodhjes së ngjarjes.
Skulptori, Dan Medina, shkroi: “Heronjtë vijnë dhe shkojnë, por legjendat mbesin përgjithmonë”, gjersa nderoi edhe shtatë viktimat e tjera me emrat e tyre në një pllakë, në bazën e statujës.
Në statujë Kobe shfaqet duke e parë me admirim Giannan dhe janë skulpturuar veshur me fanellat e tyre përkatëse të basketbollit dhe Bryant me numrin e tij, 24. Shumë njerëz në po atë vend e nderuan legjendën e basketbollit dhe viktimat e tragjedisë duke vendosur lule përpara statujës.