Dua Lipa së shpejti aktore në filmin “Argylle”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Këngëtarja Dua Lipa e njohur tashmë në mbarë botën për hitet e saj dhe muzikën e pëlqyer nga të gjithë grupmoshat, do të vijë me një projekt të ri në një fushë ku se kemi parë kurrë më parë. Këngëtares i është besuar një rol në filmin “Argylle” të zhanrit Thriller. 

Ajo do t’u bashkohet për këtë projekt aktorëve të njohur si Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L.Jackson. Xhirimet priten të nisin në muajin e ardhshëm dhe gjithashtu Dua po ashtu do të realizojë edhe muzikën e filmit.

Argylle është aktualisht në post-produksion, megjithëse ende nuk është caktuar një datë për publikimin e tij. Filmi “Argylle” do të jetë i bazuar në novelën me të njëjtin titull, nga autori Ellie Conway ndërkohë që producenti i tij do të jetë Vaughn’s Mary. Në rrjet janë publikuar fotot e para nga vetë Cavill, megjithëse një video e shkurtër është shfaqur gjithashtu në mediat sociale ku shfaqen pamjet e para të Cavill, Dua Lipa dhe yllit të famshëm të West Side Story, Ariana DeBose. Ndërkohë nje trailer zyrtar i filmit nuk është publikuar ende.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL