Këngëtarja e njohur, Dua Lipa është nominuar së fundmi për një tjetër çmim të rëndësishëm në “Brit Awards”. Sipas mediave, Dua është futur në listën e nominimeve “British LGBT Awards 2022’’. Artistët, Olly Alexander dhe Lady Gaga u nominuan në kategorinë “Ylli i vitit”, ndërsa këngëtarja është nominuar për çmimin “Artistja muzikore e MTV”. Çmimet e këtij viti, në bashkëpunim me Macquarie dhe Tesco, do të mbahen më 24 qershor, duke festuar aktivistët kryesorë LGBT+, aleatët dhe figurat e famshme që kanë punuar për të avancuar të drejtat e personave LGBT+ vitin e fundit.“Këto çmime ndriçojnë dritën mbi ata që kanë qëndruar krah për krah me komunitetin LGBT+, gjatë 12 muajve të tjerë shumë sfidues për komunitetin.Të nominuarit, të cilët përfshijnë një përzierje emocionuese të fytyrave, aleatëve dhe organizatave të famshme LGBT+, kanë treguar të gjithë një përkushtim për avancimin e të drejtave LGBT+.Çmimet më 24 qershor do të jenë një festë e madhe e kulturës sonë”, u shpreh themeluesja e ‘British LGBT Awards’, Sarah Garrett.
Dua Lipa ka arritur të triumfojë gjithashtu në një nga dy çmimet për të cilat ishte e nominuar. Ajo ka fituar çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop dhe R&B”, duke lënë prapa emrat e suksesshëm si Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes. Megjithatë Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” në Londër për të tërhequr fizikisht çmimin, por i ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun. Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë drejt triumfit të këtij çmimi, ndërsa kërkoi falje që nuk ishte pjesë në mbrëmje. Arsyeja ishte sepse këngëtarja ndodhet në kontinentin amerikan për turneun e saj “Future Nostalgia”.