Këngëtarja Dua Lipa është e njohur për mënyrën sesi gjithmonë e promovon Shqipërinë, Kosovën, artin dhe kulturën tonë, duke mos harruar kurrë prejardhjen e saj por përkundrazi duke e shfaqur me shumë kënaqësi në çdo dalje të saj publike. E kush tjetër më mirë sesa vetë Dua do të merrte pjesë në inagurimin e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas duke mbajtur një fjalim dinjitoz. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale ajo njoftoi se ishte e pranishme në inagurimin e shkollës së parë “shqip” në Teksas, ku gjatë fjalimit të saj shpjegoi se kjo shkollë e re promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare duke ofruar kurse gjuhësore për moshat 5 deri në 15 vjeç. Po ashtu, Dua ka publikuar foto në Instagram ku shihet në prani të fëmijëve, dhe ashtu si gjithmonë nuk harroi që të bënte simbolin e shqiponjës me duar.
Momentalisht ajo është e angazhuar me turneun e saj nëpër botë “Future Nostalgia”, ku do të performojë në Amerikën e Veriut deri në datën 1 prill dhe më pas pritet të vijë në Evropë deri në fund të muajit qershor.