Përmes rrjeteve sociale, Dua ndau me fansat lajmin se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i kishte dhuruar asaj titullin prestigjioz.
“Është një nder dhe një privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht që ne të lëmë gjurmët tona dhe të bëjmë një ndryshim”, ka shkruar Lipa në një postim në Instagram. “Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar. Faleminderit.”
Pstimi përfshinte disa fotografi të këngëtares duke marrë një medaljon të veçantë nga Osmani, së bashku me imazhet e certifikatave zyrtare dhe një letër të shtypur që e fton artistin në zyrën e presidentit për të marrë nderimin.
Osmani ka shpërndarë gjithashtu foto nga prapaskenat e ceremonisë në rrjetet sociale.
“Sot i dhashë titullin Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës, Dua Lipës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap dhe çdo paraqitje”, ka shkruar presidentja. “E falënderova në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po e bën zërin tonë të dëgjohet kudo në botë”.
Presidentja gjithashtu falenderoi edhe babain e Lipës, Dukagjin Lipa, i cili së bashku me vajzën e tij themeluan Festivalin vjetor Sunny Hill në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë