Vetëm pak javë kanë kaluar nga vdekja tragjike e Virgil Abloh dhe reperi Drake së fundmi mësohet se ka bërë një tatuazh duke nderuar kujtimin e vizionarit që punoi si Drejtor Artistik i veshjeve për meshkuj të kompanisë Louis Vuitton dhe Drejtor Ekzekutiv i Off-White.
Zbuluar nga artisti i tatuazheve Joaquin Ganga i Ganga Tattoo, tatuazhi që artisti kanadez bëri, bazohet në një foto ikonike të Virgil duke hedhur një balonë në shfaqjen e tij të Louis Vuitton për koleksionin- Pranverë/Verë 2020. Prej vitesh Drake dhe Virgil ndanin një miqësi shumë të mirë me njëri tjetrin. Tatuazhi i Virgil Abloh iu bashkua gjithashtu homazheve të tjera të “gdhendura” në trupin e Drake, të cilat përfshijnë tatuazhe të artistëve si: Aaliyah, Sade, Beatles dhe më shumë.