Donald Trump hedh akuza të rënda për aktorin Alec Baldwin. Ai lë vend për dyshim se mund ta ketë vrarë qëllimisht kinematografen.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë kundër aktorit Alec Baldëin. Ish-Presidenti i SHBA-së ka thënë se vdekja tragjike e Halyna Hutchins në xhirimin e filmit e Rust mund të mos ketë qenë një aksident.

Trump foli për incidentin e filmit Rust dhe rolin e Alec Baldwin në të, në show-in amerikan, ‘Saturday Night Live’.

Ish presidenti është shprehur duke thënë se: “Ai është një djalë telashesh. Ka diçka që nuk shkon me të. E kam parë prej vitesh. Ai grindet me gazetarët. Ai është i çmendur, i paqëndrueshëm. Dhe duke marrë parasysh që është një njeri i tillë, e dini, për mendimin tim, ai kishte diçka të bënte me të.”

Nga ana tjetër aktori i famshëm Alec Baldwin ka deklaruar se të shtënat ishin një “aksident tragjik” dhe pohoi se atij iu tha se arma kur ende nuk ishte e mbushur. Por Trump tha se ai mendonte se Baldwin nuk duhej ta kishte drejtuar armën drejt një anëtari të ekipit kinimatografik, qoftë armë e mbushur ose jo.

Deklarata e Trump nuk mbaron me aq. Ai shtoi se nëse do t’i jepej një armë, ai fillimisht do ta gjuante në ajër. Gjithashtu vazhdoi të pyeste se si arma ishte e mbushur me municion të vërtetë, duke hedhur akuza ndaj Baldwin se “ndoshta ai e ka mbushur atë”.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL