Doja Cat zë vendin e parë duke ia kaluar edhe Drake në klasifikimin e Rhythmic Airplay të Billboard.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Doja Cat aktualisht ka 63.6 milionë dëgjues mujorë në Spotify, me shumë këngë nga albumi i saj Planet Her që kanë arritur shifrën prej 100 milionësh. Disa rekorde, si “Kiss Me More” me SZA, janë pothuajse gati për të kaluar shifrën e një miliard transmetimeve. Në krahasim me të, Drake aktualisht ka 63.3 milionë dëgjues mujor. Ashtu si Doja Cat, disa nga këngët e fundit të Drake kanë tejkaluar tashmë shifrën e 100 milionëve, duke përfshirë “Fair Trade”, “Girls Want Girls”, “Way 2 Sexy” dhe “Knife Talk”.

Doja Cat renditet në vend të parë në tabelën Rhythmic Airplay të Billboard, pasi “Need to Know” kryeson listën për javën e parë të muajit nëntor. Me këtë renditje ajo arrin t’ia kalojë Drake dhe tre kryesuesve të tjerë në listat e këtij viti.

Për më tepër, Doja Cat është gruaja e parë që arrin të renditet në vend të parë në Airplay Rhythmic brenda një viti, që pas Rihannes në vitin 2012. Atë vit, Rihanna mbizotëroi listat me “We Found Love” ft-Calvin Harris, i cili i qëndroi për nëntë javë në krye të klasifikimeve të viteve 2011 dhe 2012, gjithashtu edhe me bashkëmpunimin me Drake në “Take Care”  dhe në këngët e saj “Where Have You Been” dhe “Diamonds”.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL