Këngetarja e njohur dhe fituesja e shumë çmimeve, Doja Cat ka njoftuar së fundmi se ka anulluar koncertet e saj dhe dy nga shfaqjet e planifikuara për “Jingle Ball”. Gjatë fundjavës Doja Cat njoftoi se pas infektimit të disa prej anëtarëve të ekipit të saj me covid – 19, rezultoi se edhe ajo ishte infektuar gjithashtu dhe nuk do të marrë pjesë në shfaqjet e “iHEart Radio Jingle Ball” në Boston dhe New York.
Më tej deklaroi se ajo dhe pjesa e tjetër e ekipit jane karantinuar duke ndjekur të gjithë këshillat dhe masat e sigurisë. Doja Cat ka performuar edhe në disa koncerte gjatë javës së kaluar, duke përfshirë këtu në Dallas dhe Los Angeles të ‘Jingle Ball’ dhe në Poptopia të ‘Bay Area’. Kjo është hera e dytë që Doja zbulon se ajo ka rezultuar pozitive ndaj virusit që nga korriku I vitit 2020.
Gjatë fundjavës, u njoftua se Lil Nas X dhe Coldplay u detyruan detyroheshin të tërhiqeshin nga Jingle Bell Ball i Capital FM 2021 në Londër pasi anëtarët e ekipeve të tyre përkatëse rezultuan pozitivë ndaj COVID-19 gjithashtu.