Doja Cat anulon performancën e saj në BRIT Awards 2022.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Doja Cat ka anuluar performancën e saj në BRIT Awards për shkak të infektuarve me Covid-19 në ekipin e saj. Këngëtarja e Kiss Me More do të dilte në skenë në O2 Arena të Londrës më 8 shkurt së bashku me Ed Sheeran, Little Simz, Liam Gallagher, Dave dhe fituesen e BRITs Rising Star Holly Humberstone. Megjithatë, të hënën, ajo njoftoi se disa rezultate pozitive të Covid-19 brenda ekipit të saj i kanë penguar ata që të performojnë.

“Fatkeqësisht për shkak të rasteve të infektuara me Covid-19 brenda ekipit tim, unë nuk do të performoj më në BRITs”, njoftoi ajo në Twitter. “Ekipi im dhe unë kemi qenë në prova për javë të tëra dhe pavarësisht nga kujdesi maksimal, anëtarë të shumtë të ekipit tim (si në skenë ashtu edhe jashtë skenës) kanë rezultuar pozitivë me Covid. Thjesht nuk është e sigurt për ne që të vazhdojmë të bëjmë prova së bashku dhe ta vëmë njëri-tjetrin në rrezik. Mezi pres të performoj për fansat e mi në Mbretërinë e Bashkuar sa më shpejt që të mundem. Kujdesuni për veten.” – shkruan ajo.

Përfaqësuesit për shfaqjen e çmimeve kanë ripërsëritur postimin e saj, por ende nuk e kanë zbuluar zëvendësuesin e saj.

Është e paqartë nëse Doja do të jetë ende e pranishme në ceremoni, pasi ajo është nominuar si Artistja Ndërkombëtare e Vitit dhe Kënga Ndërkombëtare e Vitit për “Kiss Me More”.

BRIT Awards 2022 do të drejtohet nga Mo Gilligan, dhe në tapetin e kuq  do të drejtohet nga Clara Amfo dhe Maya Jama.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL