Hapësire reklamuese

Dj Khaled nderohet me një yll në “Walk of Fame”.

Producenti i famshëm i muzikës hip-hop, DJ Khaled, u nderua me yll në rrugën më të njohur në Hollywood “Walk of Fame” . Gjatë karrierës së suksesshme muzikore, DJ Khaled i ka publikuar gjashtë albume dhe katër këngë, të cilat kanë kryesuar toplistat muzikore anembanë botës. Po ashtu ai është shpërblyer me disa çmime si dhe është nominuar katër herë për çmimin prestigjioz “Grammy”.

Ceemonia u zhvillua këtë të hënë dhe të pranishëm ishin partnerja e tij, Nicole Tuckdy djemtë e tyre, Asahd dhe Aalam, si dhe artistët e njohur JAY-Z, Sean “Diddy” Combs, Fat Joe, Jeezy, N.O.R.E si  dhe Teyana Taylor .

 

Gjatë fjalimit, Khaled falënderoi familjen, kolegët dhe bashkëpunëtorët  përpara se të ndante rëndësinë që ka kjo arritje për të. “Kjo këtu, ylli im, unë dua që ylli im të përfaqësojë dritën, dashurinë që shkëlqen mbi të gjithë. E dini, Zoti më vendosi në këtë tokë që të jem një dritë. Dhoma mund të jetë e errët, por kur hyj brenda është e ndritshme. Kur është errësirë, unë jam drita, dhe kur është dritë, unë jam një dritë më e ndritshme. Dua që të gjithë ta marrin këtë dritë të yjeve dhe të dinë se kjo do të jetë përgjithmonë, dhe kjo është për të gjithë ne,” vazhdoi producenti. “Ky është për hip-hopi, por dua ta bëj të qartë se sapo kemi filluar.”

Ylli i Dj Khaled është i 2719-ti i renditur që nga përfundimi i Walk of Fame në vitin 1961 me 1558 yjet e parë të renditur.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM