Ata janë të njohur në mbarë botën për talentet e tyre dhe punët që ata bëjnë, por shumë pak njerëz mund të jenë në dijeni të deshirave të veçanta dhe disi të çuditshme që ata kanë. Bëhet fjalë për anije kozmike të ndryshme që janë ndërtuar me qëllimin se një ditë të dërgohen turistë në hapësirë, në mënyrë që ata të shohin Tokën nga lart dhe se sa e madhe është galaktika në të vërtetë.
Sigurisht, këto vende do të jenë në dispozicion vetëm për ata që janë të pasur dhe mund të përballojnë të paguajnë 90 milionë dollarë, ku pa dyshim nuk mund të mungojnë emra të njohur si Justin Bieber, Ashton Kutcher, Rihanna, Brad Pitt etj.
Brad Pitt. Ashtu si personazhi i tij Roy McBride në filmin Ad Astra në vitin 2019, Brad Pitt do të vizitojë qiellin pasi bleu një biletë të anijes Virgin Galactic.
Ashton Kutcher. Kur biletat e Virgin Galactic u njoftuan për herë të parë, Kutcher ishte personi i 500 -të që rezervoi udhëtimin e tij në hapësirë. Në muajin korrik të këtij viti ai tha se e kishte shitur biletën e tij.Ai gjithashtu u shpreh se: “Gruaja ime është ajo që më bindi se ky nuk ishte një vendim i zgjuar për t’u nisur drejt hapësirës kur ke fëmijë.”
Russell Brand. Në vitin 2010 Katy Perry thuhet se shpenzoi 200,000 dollarë për të blerë një biletë Virgin Galactic për të fejuarin e saj Russell Brand, si dhuratë për ditëlindjen e tij të 35-të.
Katy Perry. Pasi Katy Perry i bleu një biletë të fejuarit të saj, Russell Brand për ditëlindjen e tij të 35-të, ajo vendosi se nuk donte që ai të shkonte vetëm, ndaj dhe bleu një biletë për veten e saj një vit më vonë.
Justin Bieber. Justin Bieber dhe menaxheri i tij blenë bileta për të shkuar në hapësirë në vitin 2013. Justin madje postoi në Twitter më vonë se si do të donte të bënte një video muzikore në hapësirë. Vlera e parave të Justin është 225 milionë dollarë, kështu që blerja e një bilete ishte e lehtë për të.
Rihanna. Rihanna është e fiksuar pas UFO -ve dhe hapësirës, kështu që nuk është e pazakonteqë ajo bleu një biletë në vitin 2013 për të hipur në anijen turistike të famshme të Branson.