Kur Amy Winehouse vdiq dhjetë vjet më parë, ajo iu bashkua listës së muzikantëve të talentuar që i dhanë fund jetës shumë shpejt.Amy Winehouse u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër më 23 korrik të vitit 2011,dhe shkaku i vdekjes së saj ishte mbidoza e tepërt nga alkooli dhe droga.Një film i krijuar për këngëtaren tregon çdo gjë mbi jetën e saj,duke nisur që nga lindja e deri në vdekje, ku në të përfshihen video në shtëpi, pamje intervistash,foto familjare dhe intervista me mbi njëqind njerëz që e njihnin atë. Në këtë mënyrë,aktorja që luan rolin e Amy në film risjell ne kujtesat tona jo vetëm artisten e shkëlqyer, por edhe se çfarë njeriu ishte ajo në të vërtetë .
Kjo nuk është e vetmja herë që është bërë diçka për të rikthyer kujtimin e saj.Këtu janë edhe tre mënyra të tjera që kujtimi i saj të mos harrohet:
1) Fondacioni i emëruar për nder të saj është një fondacion bamirësie i krijuar menjëherë pas vdekjes së saj nga familja dhe disa prej miqve të Winehouse.Organizata ka për qëllim: të parandalojë abuzimin me substancat përmes edukimit,të sigurojë rehabilitim dhe mbështetje të vazhdueshme për të rinjtë në rrezik,dhe të krijojë mundësi për të rinjtë për të mësuar dhe praktikuar muzikë.
2) Themeluesit e fondacionit Amy Winehouse gjithashtu autorizuan artistin Scott Eaton që të krijonte një statujë të Amy në Londrën Veriore.Skulptura u promovua në një ceremoni publike në datën që do të kishte qenë ditëlindja e 31-të të Winehouse nëse ajo do të ishte gjallë.Të gjithë fansat e saj janë të mirëpritur të vizitojnë statujën e Amy,që ndodhet në qytetin e saj të lindjes,Camden.
3) Në vitin 2012,babai i saj botoi një libër të quajtur Amy,i cili flet për jetën tragjike të së bijës.
Por këto nuk janë mënyrat e vetme që familja e saj është përpjekur ta mbajë gjallë kujtimin e saj.Tani ata do të nxjerrin në ankand disa nga sendet e saj personale.Familja e Amy Winehouse ka vendosur të nxjerrë në ankand rreth 800 sende personale të këngëtares që ndërroi jetë 10 vjet më parë.Gati 800 sende të Amy Winehouse,përfshirë fustanin e shkurtër që këngëtarja mbante veshur në koncertin e saj të fundit, janë në ankand.Çmimet e veshjeve të Winehouse variojnë nga 2,000 $ – 4,000 $.Ofertat për rripat, parfumet, këpucët, këpucët e baletit, kitara dhe kuti të tjera variojnë nga 50 deri në 100 dollarë.Kështu familja e saj dëshiron të sigurohet që të gjithë fansat e saj të kenë mundësinë për të blerë diçka.Ankandi do të mbahet në datën 6 dhe 7 nëntor dhe të gjitha paratë e grumbulluara do të dhurohen për bamirësi.