Disa nga këngët më të mira ndër vite që na mbajnë të motivuar!

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Ndikimi i muzikës tek njerëzit është shumë më tepër sesa thjesht një ritëm i mirë për të kërcyer apo disa tinguj melodioz për veshin tonë. Të gjithë artistët përcjellin mesazhe të ndryshme me anë të këngëve, veçori që zgjon emocione dhe ndjesi tepër unike te çdo dëgjues. Forca që artistët kanë për të ndikuar te njerëzit vetëm nëpërmjet artit të tyre është diçka unike të cilën jo të gjithë kanë arritur ta bëjnë. Këto janë disa prej këngëve ndër vite të cilat për shkak të tematikës që përmbajnë dhe mesazhit që ato përcjellin janë klasifikuar si këngët më të mira që përcjellin forcë, frymëzim dhe dritë në jetën e çdo adhuruesi të kësaj muzike. 

 

1.”Girl on Fire ” – nga Alicia Keys .

Alicia Keys e shkruajti këtë këngë me mesazhin për t’i bërë ballë çdo sfide që jeta na sjell.

 

2.” Unstoppable ” nga Sia

Ashtu siç thuhet dhe në këngë : “…  I win every single game, I’m so powerful ..” , ashtu Sia arriti sërish të renditej në krye të klasifikimeve menjëherë pas publikimit të këngës dhe njëkohësisht të ndikonte te çdo dëgjues i saj.

 

3.” Run the World(girls) ” – nga Beyonce

Beyonce gjithmonë është emëruar si një ndër femrat më të fuqishmë me ndikim në industri bazuar tek feminizmi, aktivizmi dhe fuqizimi i mesazheve nëpërmjet teksteve muzikore. Siç tashmë njihet nga të gjithë, kënga “Run the World (girls)” është kthyer në një “himn” duke përcjellë një nga mesazhet më të rëndësishme, atë të forcës së gruas. 

 

4.” Started from the Bottom ” –  nga Drake

Fillimet janë gjithmonë të vështira, ashtu ka qenë edhe për Drake ose siç tashmë njihet nga albumi i tij i fundit si “certified loer boy”. Në këtë këngë Drake ndan eksperiencat e tij personale duke përcjellë mesazh motivues për çdo dëgjues. 

 

5.” We are the Champions ” – nga Queen

Në këtë renditje nuk kishte si të mungonte as “we are the Champions” nga Queen.

Që prej vitit 1992, “We are the Champions”, është luajtur në stadium, kampionate e shumë koncerte. Sipas një studimi është klasifikuar si kënga më e dëgjuar motivuese ndër vite.

 

6.” Titanium ” – nga David Guetta ft. Sia

Emocionet dhe forca që kënga përcjell që në vargjet e para e më tej, janë të pashmangshme.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL