Disa nga albumet më të mira rap të viteve ’90.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

1.Ice Cube – “AmeriKKKa’s Most Wanted” (1990)

Në fund të viteve ’80, Ice Cube iu bashkua grupit hip-hop N.W.A. krahas Eazy-E dhe Dr. Dre. Megjithatë, ai u largua nga grupi pasi publikoi albumin e tij të parë dhe debutoi projektin e tij solo “AmeriKKKa’s Most Wanted” në vitin 1990. Me një titull kaq të mrekullueshëm albumi, Ice Cube u fokusua në përmbajtjen që shihej në jetën e përditshme si racizmi, varfëria, brutaliteti policor dhe varësia nga droga.

2.Snoop Dogg – “Dοggystyle” (1993) 

Nëse ka ndonjë reper të njohur për evoluimin e vazhdueshëm të tingullit të tij ose të saj, Snoop Dogg duhet të jetë në krye të listës. Dr. Dre së pari e vuri re Snoop-in kur po punonte për albumin e tij debutues, Dre ishte i impresionuar me tingullin e Snoop dhe vendosi të prodhonte debutimin e artistit në rritje, “Dοggystyle”. Albumi përmbante frymëzim nga legjendat e viteve ’70 si Bootsy Collins dhe George Clinton, të cilat e ndihmuan Snoop të krijonte tingullin e tij G-funk.

3.Tupac Shakur – “All Eyez on Me” (1996)

2Pac’s All Eyez on Me, është një album kryevepër , ndikimi i së cilit është vështirë të matet. Për vite të tëra, i parë si një album me të meta nga shtypi tradicional “All Eyez” është në të vërtetë i pamohueshëm: ai ndezi këngët e shkëlqyera, e transformoi 2Pac në një superstar dhe frymëzoi një brez të ri artistësh me miliona shitje më pas. Albumi ishte një prizëm që transmetonte çdo aspekt të 2Pac, si një poet, bandit, artist, actor, kantautor. Albumi është i mbushur me këngë që jane kthyer në ikonë për kulturën si dhe një koleksion momentesh të paharrueshme.

4.Lauryn Hill – “The Miseducation of Lauryn Hill” (1998)

Pas shpërbërjes së grupit Fugees në vitin 1997, Lauryn Hill vendosi të fokusohej në karrierën e saj solo. Ajo publikoi debutimin e saj solo, “The Miseducation of Lauryn Hill”, në vitin 1998 me këngë si “Doo Wop (That Thing)” dhe “Ex-Factor”. Ajo përfundoi duke fituar një sërë çmimesh Grammy, duke përfshirë albumin e vitit dhe artistin e ri më të mirë. Ndonëse e publikoi 20 vite më parë, ai mbetet projekti i saj i vetëm solo dhe kulmi i shfaqjeve të turneut të saj edhe sot.

5.The Roots – “Things Fall Apart”(1999)

Shumë kohë përpara se të identifikoheshin si grupi zyrtar i shtëpisë në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, The Roots njiheshin si një grup i mrekullueshëm hip-hop-i që shtuan xhazin dhe instrumentet elektronike  për të përshtatur muzikën në vargjet e tyre. Albumi i tyre i katërt në studio, “Things Fall Apart”, fitoi nominime për Grammy dhe një çmim fitues për këngën hit “You Got Me” me Erykah Badu.

 

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL