Sapo dëgjoni tingullin e këmbanave dhe të himnit klasik të festave të Krishtlindjeve të Mariah Carey të vitit 1994, e dini se “koha më e mrekullueshme e vitit” zyrtarisht ka mbërritur.
Ju mund të njihni çdo pjesë teksti të këngës në krye të listës, por ka shumë fakte interesante që duhet të dini për këngën, e cila së fundmi u bë me diamant të certifikuar nga RIAA (Recording Industry Association of America). “All I Want for Christmas Is You” arriti një moment historik epik duke u bërë kënga e parë e festës RIAA Diamond në historinë e muzikës së regjistruar. Edhe 27 vjet pas debutimit, ky hit vazhdon të thyejë rekorde. Çdo sezon festash, kënga bën rrugëtimin e saj vjetor në klasifikimin e tabelave të Billboard Hot 100, por në vitin 2019, “All I Want for Christmas Is You” arriti në vendin e parë gjatë 25-vjetorit të saj. Këtë vit, hiti i festave fitoi vendin nr. 1 në retrospektivën e Billboard’s Greatest of All Time Holiday 100 Songs. Ikona e pop-it nuk po e lë këngën e saj rekord të qëndrojë e vetme në zhanrin e Krishtlindjeve këtë vit. Së fundmi ajo publikoi këngën “Fall in Love at Christmas”, në bashkëpunim me Khalid dhe Kirk Franklin.
Faktet rreth : “All I want for christmas is you. “
1.Kënga theu tre rekorde në Rekordet Botërore Guinness.
“Jingle Jam” pati një vit emocionues në 2019-ën, kur fitoi tre vende në Rekordet Botërore Guinness. Hiti i Carey mban rekorde në kategoritë e tilla si: highest-charting holiday (Christmas/New Year) në Hot 100 nga një artist solo, kënga më e transmetuar në Spotify në 24 orë dhe më shumë javë në top 10-shen e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar për një këngë Krishtlindjesh.
2.Kënga në fakt u shkrua shumë shpejt.
Klasiku i Krishtlindjeve u shkrua së bashku me partnerin e atëhershëm të Carey-t, Walter Afanasieff. Megjithëse është raportuar prej kohësh se kënga mori vetëm 15 minuta për t’u shkruar, Carey më vonë zbuloi se afati kohor ishte pak më i gjatë se kaq. Ajo shpjegoi: “Fillova ta shkruaja atë në një tastierë të vogël DX7 ose Casio që ishte në një dhomë të vogël në shtëpinë ku jetoja në atë kohë në Upstate New York. Thjesht shkruaja gjithçka që mendoja. Të gjitha gjërat që më bënin të ndihesha festive për krishtlindje dhe doja që edhe të tjerët ta ndjenin.”
Edhe pse kënga u shkrua mjaft shpejt, procesi i regjistrimit zgjati më shumë.
3.Mariah nuk donte ta bënte këngën në fillim.
Para se të publikonte “All I Want for Christmas Is You”, Carey kishte lëshuar vetëm dy albume dhe mendonte se ishte shumë herët në karrierën e saj muzikore për të nxjerrë muzikë për Krishtlindje. Në kontrast me besimin e saj se muzika e festave ishte diçka që “njerëzit e bënë më vonë”, ajo tha në një intervistë në Bobby Bones Show se për shkak të dashurisë së saj për festën e Krishtlindjeve vendosi ta lanconte këngën.
4.Mariah nuk e mendonte se kënga do të bëhej hiti që është sot.
Këngëtarja dyshoi në suksesin e këngës gjatë kohës së publikimit të saj, sepse artistët pop që nxirrnin këngë për Krishtlindje nuk ishin aq të njohura në krahasim me sot. Kur Billboard e pyeti nëse mendonte se “All I Want for Christmas Is You” do të ishte hiti më i madh i albumit, ajo e mohoi.
Ajo shpjegoi: “20 vjet më parë, nuk kishte shumë artistë me albume Krishtlindjesh. Nuk ishte një “shkencë” e njohur në atë kohë, dhe nuk kishte njeri që bënte këngë të reja, të mëdha për Krishtlindje”.
5.Mariah zbukuroi studion me dekorimin e Krishtlindjeve gjatë seancës së regjistrimit.
Meqenëse kënga u regjistrua në gusht, Mariah mendoi se ishte e përshtatshme t’i jepte studios një ndjenjë Krishtlindjeje. Në përpjekje për të hyrë në një mentalitet festash dhe për të lejuar që ndjenja festive të shfaqet në këngë, ajo ndërmori të tilla veprime.
“Studio dukej si periudha e Krishtlindjeve” tha producenti Randy Jackson në mini-dokumentarin Mariah Carey Is Christmas: The Story of “All I Want for Christmas Is You” të Amazon Music. “Temperatura ishte e ftohtë. Kishte, si, zbukurime, kishte pemë Krishtlindjesh, kishte qirinj të Krishtlindjeve.”
6.Teksti i preferuar i Mariah në këngë është: “I won’t even wish for snow”.
“Është linja ime e preferuar sepse gjithmonë dëshiroj borë,” tha Carey në mini-dokumentarin e Amazon Music.
7.Kënga u ndalua të luhej në një lokal.
Kënga mund të jetë e preferuara e fansave festive, por jo për të gjithë! Një bar lokal postoi një tabelë që ndalonte këngën ndërsa thoshte se ajo do të anashkalohej nëse luhej përpara 1 dhjetorit dhe “Pas 1 dhjetorit, kënga lejohet vetëm një herë në natë.”