Italia do të organizojë “Eurovision 2022”, pasi grupi i rokut, Maneskin, ishte grupi fitues i edicionit të këtij viti të mbajtur në Roterdam. Qyteti ku Eurovizion 2022 do të zhvillohet për këtë vit do të jetë Toriono. Kandidatura e paraqitur gjatë verës nga kryebashkiakja Chiara Appendino, rezultoi me fitore duke lënë prapa qytete tjera të njohura si Milano, Bolonja, Pesaro, Roma e të tjerë. Në këtë festival do të konkurrojnë 41 shtete. Konkursi i 66-të do të zhvillohet në arenën PalaOlimpico në Torino në datat 10, 12 dhe 14 maj. Në këtë festival përveç 39 vendeve që morën pjesë gjatë festivalit 2021, do të jenë edhe Mali i Zi dhe Armenia.
Qyteti i Torinos thuhet se ofroi gati shtatë milionë euro, një shifër për të cilën komuna ka kontribuar nga xhepi i saj derisa pjesë e kontributit janë edhe fondet e shtuara nga autoritetet lokale dhe shoqatat territoriale. Qyteti mikpritës duhet të plotësonte disa prej kushteve si: një aeroport ndërkombëtar që është jo më shumë se 1 orë e 30 minuta larg nga ngjarja, një ofertë hoteli me mbi 2.000 dhoma në afërsi të ngjarjes, e cila domosdoshmërisht duhet të zhvillohet në një infrastrukturë të brendshme, perimetër të mirë dhe të pajisur me ajër të kondicionuar sipas standardeve aktuale. Struktura duhet domosdoshmërisht të ketë një kapacitet prej 8000-10.000 spektatorësh në sallën kryesore, e cila korrespondon me 70% të kapacitetit maksimal të parashikuar për koncerte normale.
Thuhet se 36 vende do të konkurrojnë në dy gjysmëfinale, 10 nga secila që do të bashkohen me të ashtuquajturit ‘Pesë Mbështetësit kryesorë financiarë’ – Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.
Ende nuk është konfirmuar se cilët do të jenë prezantuesit zyrtarë por përflitet se mund të jenë Chiara Ferragni dhe Alessandro Cattelan, që njihet ndryshe si Jimmy Fallon i Italisë.