Hapësire reklamuese

Detaje të reja nga tragjedia në sheshxhirimin e filmit: “Rust”.

Alec Baldwin, aktori që u bë padashur shkaktari i një tragjedie në sheshxhirim vijon të hetohet nga autoritetet, ndërkohë është zbuluar se aktorit Baldwin, i është dhënë një armë e mbushur nga asistent-regjisori. Aktori e kishte marrë armën pasi ishte siguruar prej tij që ishte e sigurt për përdorim, para se Alec të qëllonte fatalisht kineasten Halyna Hutchins dhe të plagoste regjisorin Joel Souza.

Kineastja që humbi jetën është qëlluar në krahëror e ndërsa regjisori që qëndronte pas saj është plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet si arma që supozohej të ishte e sigurt për xhirime çoi në një tragjedi të tillë, por autoritetet po e hetojnë duke marrë si provë jo vetëm armën me të cilën u qëllua, por edhe kostumin e gjakosur që aktori mbante për skenën e filmit “Rust”.

Vetë aktori u shpreh dje përmes një statusi në Twitter për tronditjen e pësuar pas një ngjarjeje të tillë. Ai tha se:  “Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna-n.”

 

Ndërkohë, sipas policisë nuk ka asnjë akuzë të menjëhershme mbi aktorin dhe ai është i lirë të lëvizë pavarësisht se hetimi do të vazhdojë të jetë i hapur. 

Gjithashtu situata “e pangushëllueshme” në të cilën u përfshi Alec Baldwin ka bërë që aktori të heqë dorë nga projektet e tjera. Mediat bëjnë me dije se tani për tani, Alec ka pezulluar çdo lloj projekti dhe i duhet të marrë kohë për t’u fokusuar tek vetja

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM