Demi Lovato rikthehet me albumin e saj të ri Holy Fvck.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Këngëtarja e njohur Demi Lovato duket se do të rikthehet me projekte të rej. Së fundmi ka njoftuar se shumë shpejt do të sjellë albumin e ri të titulluar “Holy Fvck”, i cili do të jetë vezhdimi i “Dancing With the Devil” i vitit 2021.

Sipas një njoftimi për shtyp, albumi ” Holy Fvck ” do të përmbajë gjithsej 16 këngë. Në një deklaratë për mediat Demi Lovato tha: “Procesi i realizimit të këtij albumi ka qenë më i përmbushuri deri më tani, dhe unë u jam mirënjohës fansave dhe bashkëpunëtorëve të mi që ishin në këtë rrugëtim me mua. Asnjëherë nuk kam qenë më e sigurt për veten dhe muzikën time, dhe ky rekord flet vetë. Për Lovatikët e mi që kanë qenë me mua që nga fillimi dhe ata që sapo po vijnë për udhëtim, faleminderit. Ky album është për ju.”

Ndërkohë kënga kryesore nga albumi i ri quhet “Skin of My Teeth” dhe do të publikohet këtë të premte, më 10 qershor. “Skin of My Teeth” u prodhua nga Warren “Oak” Felder. Lovato shkroi këngën me Alex Niceforo, Keith Sorrells, Laura Veltz dhe Aaron Puckett i njohur si Lil Aaron. Ata do të premovojnë këngën e re në episodin e 9 qershorit të The Tonight Show Starring Jimmy Fallon.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL