“Grammy Awards 2021” janë shtyrë për shkak të shqetësimeve për koronavirusin. Një nga ceremonitë më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve në industrinë muzikore, do të zhvillohej në 31 janar.
Eventi tani do të mbahet në 14 mars, për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve në Los Angeles dhe Kaliforni. Beyonce, Taylor Swift dhe Dua Lipa kryesonin nominimet për çmimet e këtyre viteve, të cilat u njoftuan në nëntor. Data e re e çmimeve Grammy përplaset me çmimet e “Screen Actor Guild”. Sindikata e aktorëve tha se ishte “jashtëzakonisht e zhgënjyer” nga konflikti i planifikimit.
Edhe ceremoni të tjera të mëdha, përfshirë Oscars, Golden Globes dhe Brit Awards janë shtyrë.