Chris Brown njofton fansat mbi albumin e ri dhe projekte të tjera.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Një lajm i mirë vjen për të gjithë fansat e Chris Brown të cilët prej kohësh janë në pritje të projekteve të reja muzikore nga vetë këngëtari. Në fillim të muajit dhjetor, Chris Brown konfirmoi se “Breezy Era” do të fillonte në janar. Tashmë ai ka lajmëruar se albumi nuk është i vetmi projekt çka ne duhet të presim nga këngëtari.

Fansat e Chris Brown kanë pritur muzikë të re nga ai që pas publikimit të albumit të nëntë të titulluar “Indigo” në vitin 2019. Pas lajmërimit për projektin në muajt e fundit, u konfirmua gjithashtu se albumi është “në rrugë e sipër” së bashku me një mori projektesh të tjera.

Chris Brown njoftoi në rrjetet sociale pak pas mesnatës më 30 dhjetor duke shkruar në një postim: “Mezi pres të ndaj me ju të gjithë punën që kam krijuar deri më tani (muzikë, NFT, art, film, album etj).

Në fillim të këtij muaji më 17 dhjetor, Chris lajmëroi se “Epoka Breezy do të fillojë në janar” duke shkruar sërish në instagramin e tij.

Një film gjithashtu mësohet se është në xhirime. Këto janë të vetmet detaje që këngëtari ka dhënë mbi projektet e tij. 

Tashmë e vetmja gjë që na mbetet është te presim për këngët e tij, të cilat padyshim do të jenë një hit i vertetë, së bashku me projektet e tjera.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL