Çfarë ndodhi në Super Bowl 2022 !

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Shfaqja prestigjioze e sportit “Super Bowl” e këtij viti e mbajtur mbrëmjen e 13 shkurtit në stadiumin “So-Fi” në Los Angeles, ishte e mbushur plot surpriza sidomos me performancat e yjeve të muzikës: Eminem, Dr Dre, Snoop Dogg dhe Kendrick Lamar. Përballja mes ekipeve, Los Angeles Rams me Cincinnati Bengals, u shoqërua edhe me një publik të mbushur me yje të Hollywood si çifti, Jennifer Lopez e Ben Affleck, Princ Harry dhe kushërira e tij, Princesha Eugenie, LeBron James, Drake, Dwayne “The Rock” Johnson, Kendall Jenner dhe i dashuri i saj, Devin Booker, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin e shumë të tjerë.

Ndryshe nga vjet këtë herë evenimenti u zhvillua bazuar në protokollin e masave antiCovid. 

Super Bowl”, shfaqja më e madhe e muzikës pati një rekord shikueshmërie por megjithatë nuk kanë munguar as skandalet me protagonistët e shfaqjes. Në rrjetet sociale  filluan të qarkullonin disa foto ku reperi Snoop Dogg shihej duke konsumuar lëndë narkotike (mariuana) brenda stadiumit SoFi, ku u mbajt “Super Bowl”, para se të ngjitej në skenë për performancën e fundit.

Ndonëse ky nuk ishte i vetmi i cili theu rregullat e shfaqjes. Eminem gjithashtu gjatë performancës së tij kundërshtoi udhëzimet e përfolura nga NFL, duke u gjunjëzuar për një minutë në fund të performancës së këngës “Lose Yourself”. Vendimi i tij për t’u gjunjëzuar me dorën në kokë dukej se ishte një shenjë solidariteti për ish-mbrojtësin e NFL, Colin Kaepernick dhe lojtarë të tjerë të futbollit që janë gjunjëzuar gjatë himnit kombëtar për të protestuar kundër pabarazisë racore dhe brutalitetit të policisë.

Pas kësaj, Dr. Dre dhe Snoop Dogg performuan hitin e albumit “2001”, “Stil D.R.E”.

Pjesëmarrëse në Super Bowl këtë vit ishte edhe Miley Cyrus.

“Kjo është shfaqja ime e parë në rreth një vit dhe unë nuk mund ta imagjinoja një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë” -tha ajo. Pjesë e publikut ishte edhe Kanye West së bashku me vajzën e tij North, të cilët u fotografuan duke ndjekur ndeshjen.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL