Çfarë ndodhi në OSCARS 2022 ?

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2022 do të futet në histori për shkak të konfliktit që ndodhi mes aktorit Will Smith dhe komedianit Chris Rock. Akademia shpresonte që adhuruesit e filmave të bashkoheshin për të ndjekur triumfin e filmave të preferuar mirëpo u përballën me një konfrontim mes artistëve. Komediani Chris Rock tha një shaka për flokët e Jada Pinkett-Smith, gjë që e shtyu bashkëshortin e saj, Will Smith, të ngrihej në skenë dhe të godiste Rock, ndërkohë që ai ishte gati të jepte çmimin për dokumentarin më të mirë.

ABC i preu mikrofonët pikërisht kur të dy filluan t’i bërtisnin njëri-tjetrit, por të dy aktorët u dëgjuan duke bërtitur dhe ofenduar ndaj njëri-tjetrit. Pak çaste më vonë, Smith pas 30 vitesh karrierë fitoi Oscarin për aktorin më të mirë e gjatë fjalimit i kërkoi falje akademisë dhe kolegëve të tij. “Dashuria do t’ju bëjë të bëni gjëra të çmendura,” tha ai. Akademia dënoi incidentin e aktorit duke thënë se janë kundër dhunës. Nga ana tjetër, Rock nuk ka vendosur që ta denoncojë në polici për dhunën e ushtruar.

Gjatë eventit, Akademia mbajti një moment heshtje për popullin e Ukrainës, i cili është aktualisht nën sulmin e forcave ruse.

Beyonce ishte një ndër artistet që interpretoi në Oscars ku bëri një hapje madhështore me këngën e saj të nominuar nga “King Richard”, “Be Alive”, ku gjithashtu gjatë performancës iu bashkua edhe vajza e saj Blue Ivy. Performanca e këngëtares ishte e para nga katër performancat të dielën e “Oscars”, Billie Eilish gjithashtu performoi këngën e saj  nga filmi i James Bond “No Time to Die”, Reba McEntire performoi “Somehow You Do” nga Four Good Days dhe Sebastian Yatra këndoi “Dos Oruguitas” nga “Encanto”.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL