Çfarë duhet të dini për American Song Contest 2022.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

“American Song Contest” do të shfaqet premierë të hënën, më 21 shkurt 2022, në NBC në Shtetet e Bashkuara. Konkursi do të ketë performanca origjinale që përfaqësojnë të 50 shtetet, pesë territoret e SHBA-së dhe kryeqytetin e vendit, me artistë që konkurrojnë për të fituar titullin e këngës më të mirë origjinale në një spektakël madhështor. Një artist, duo ose një grup do të përfaqësojë çdo vend dhe do të performojë një këngë të re origjinale, që sjell tek publiku stilet dhe zhanret e ndryshme të muzikës amerikane. Gara live përbëhet nga tre raunde kualifikuese, të ndjekura nga gjysmëfinalet dhe finalja e madhe e fundit ku një shtet ose territor do të dalë fitues. American Song Contest, një nga festivalet më të rinj i cili ngjason me Eurovision do të vijë për herë të parë në Amerikë, dhe do të prezantohet nga reperi amerikan Snoop Dogg dhe këngëtarja Kelly Clarkson. Snoop Dogg, u shpreh se ndihej mjaft i entuziazmuar që do të prezantojë përkrah Kelly Clarkson ose e njohur ndryshe si Miss Texas. Po ashtu edhe Clarkson është shprehur e lumtur që do të prezantojë një koncert si Eurovisioni, pasi ka qenë fanse e këtij festivali gjithmonë. Clarkson ndërkaq u shpreh se:

“Jam fanse dhe e dashuroj konceptin e Eurovision, jam e emocionuar që sjell fenomenin muzikor në Amerikë. Jam shumë e lumtur që punoj me Snoop Dogg dhe mezi pres të shoh çdo shtet dhe territor të përfaqësuar nga artistë që këndojnë këngët e tyre.”

American Song Contest pritet të zgjasë për 8 javë rrjesht ku do të fillojë më 21 mars në NBC, ndërsa finalja e madhe do të jetë më 9 maj.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL