Doja Cat është reperja e parë femër që ka arritur ndonjëherë këtë moment historik. Ajo i ka të gjithë aftësitë për të mbajtur në këmbë dëgjuesit, fansat dhe ata të cilët nuk e duan gjithashtu, dhe kujdeset për mënyrën e saj sesi i sjell projektet tek dëgjuesit dhe cilësinë e muzikës së saj.
Albumi i saj i vitit 2019 “Hot Pink” pati një tërheqje masive nga fansat, duke patur vlerësime e nominime të pafundme me hitet e saj. Kënga kryesore “Say So” fitoi tre çmime platin dhe qëndroi për kohë të gjatë në top-lista.
I publikuar në qershor të vitit 2021, albumi “Planet Her” theu rekordin duke kryesuar në Spotify për numrin më të lartë të ditëve të publikimit nga një repere femër. Kënga kryesore “Kiss Me More” ft. SZA ka fituar çmime të shumta për bashkëpunimin më të mirë, duke përfshirë çmimet e muzikës AMA dhe MTV Video.
Me gjithë ato vlerësime dhe çmime të merituara, Planet Her ka kaluar gjysmë viti në 10-shen më të mirë të Billboard’s 200.