Reperja e njohur Cardi B ka dhënë një lajm për të gjithë fansat e saj të cilët mezi presin projekte të reja muzikore nga reperja. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram Cardi u shpreh se jeta e saj tashmë si një nënë e dy femijëve është tepër e zënë dhe do shumë kohë dhe impenjim për fëmijët e saj por nga ana tjetër projektet në karrierën e saj nuk ngelen pas. Në listën e gjërave të cilat ajo duhet të përfundojë vitin e ardhshëm shënohet filmi i saj i ri dhe një album i shumëpritur. Detaje të tjera rreth albumit nuk jane zbuluar ende.
Gjithashtu ajo po planifikon të organizojë një sërë festash para publikimit të albumit ku do të promovojë muzikën e saj. Së fundmi Cardi B u emërua si drejtoresha e parë kreative e Playboy duke realizuar ëndrrën e saj, ndërsa rreth një muaj më parë Cardi B hyri në histori duke u bërë reperja e parë femër me tre certifikata Diamond.