Artistja e njohur Cardi B ka lajmëruar se kënga e saj më e re “hot sh*t”, e cila do të vijë në bashkëpunim me Kanye West dhe Lil Durk do të publikohet këtë të premte me 1 korrik.
Lajmin e ndau me fansat me një reklamë gjatë ndarjes së Çmimeve BET dhe më vonë e konfirmoi sërisht në rrjetet sociale.
Kjo do të jetë kënga e saj e parë si artiste solo që nga “Bet It” e vitit 2021. Së fundmi Cardi B e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës duke bashkëpunuar me artistë të tjerë. Ajo vendosi të bashkëpunonte me Lizzo (“Rumors”), Normani (“Wild Side”), Migos (“Type Shit”) dhe Summer Walker (“Bitter”) vetëm në 2021. Cardi B u ndal gjithashtu nga çmimet Grammy 2021 për të performuar “Up” dhe “WAP”. Ndërsa albumi i fundit i Cardi B, “Invasion of Privacy”, doli në vitin 2018.
Përveç karrierës së saj muzikore, Cardi B intervistoi Joe Biden përpara zgjedhjeve presidenciale dhe iu kthye aktrimit për filmin e ardhshëm komedi “Assisted Living”.
Gjithashtu Cardi B është e martuar me yllin e grupit të njohur të muzikës rap “Migos”, Offset, me të cilin e ka vajzën 3-vjeçare, Kulture dhe djalin e vogël, Wave, të cilin e solli në jetë në shtator të vitit 2021. Që prej kohës kur solli në jetë fëmijët e saj ajo u shkëput nga muzika për t;iu dedikuar më tepër familjes së saj.