Hapësire reklamuese

Cardi B njofton se do të prezantojë American Music Awards 2021 !

Cardi B rikthehet në American Music Awards sërish, por këtë herë jo më si performuese. Reperja e famshme do të jetë prezantuesja e eventit muzikor më të rëndësishëm, i cili do të mbahet në datën 21 nëntor në Los Anxhelos. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperja me anë të një postimi në Instagram ku shkruan : 

“Kur mora ftesën për të prezantuar AMAs, u emocionova shumë. Jam gati të shfaq personalitetin tim në skenën e AMAs! Faleminderit Jesse Collins, ‘ABC’ dhe ‘MRC’ për realizimin e kësaj.”

Reperja ka performuar më parë në skenën e AMA’s dhe ka fituar  5 çmime gjatë karrierës së saj. Cardi B performoi ‘eI Like It’ në AMA në vitin 2018 me J Balvin dhe Bad Bunny dhe gjithashtu theu një rekord gjatë paraqitjes së saj të fundit në AMA, duke u bërë reperja e parë femër që fitoi dy herë në kategorinë për këngën e preferuar ‘Hip-Hop’.

Këtë vit AMA’ ka shtuar gjithashtu edhe disa kategori të reja nominimesh, duke përfshirë këngën e preferuar më trend, artistin e preferuar të ‘gospel’-it dhe dyshen ose grupin e preferuar latin. Reperi Pop Smoke, i cili u vra në vitin 2020, është nominuar në tre kategori, duke përfshirë albumin e preferuar hip-hop dhe artistin e preferuar hip-hop, dhe mund të fitojë çmimin e tij të parë pas vdekjes.

Producenti ekzekutiv i AMA’s ka dhënë mendimin e tij, duke treguar se:

Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar që dinamikja, Cardi B do të sjellë energjinë e saj në ‘American Music Awards’ si prezantuese për herë të parë. Ajo do të emocionojë shikuesit, do të shtyjë kufijtë dhe do të japë një shfaqje që do të mbahet mend përgjithmonë!”

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM