Cardi B i dhuron Offset 2 milionë dollarë për ditëlindjen e tij.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Të martën në mbrëmje, Cardi B organizoi një festë ditëlindjeje për Offset dhe i dhuroi atij një çek prej 2 milionë dollarësh! Në festën e organizuar ajo çka vihej re ishte një instalacion artistik duke përfshirë një pikturë të gjyshes së tij. Cardi regjistroi bashkëshortin e saj duke fotografuar pikturën me mbishkrimin, “Ai e do gjyshen e tij”, ndërsa më tej falënderoi artistin që e pikturoi atë.

Kishte gjithashtu një sfond me atlete dhe trëndafila në dispozicion për të pranishmit për të bërë foto përpara, së bashku me instalacione të ndryshme arti me temë atleteje. Offset ndau videot e miqve të tij në festë, teksa tregoi dhurata të veçanta nga marka e ushqimit të shpejtë Popees dhe një palë Air Force 1 të nënshkruara nga lojtari i NBA, LeBron James.

Festa u zhvillua një javë pasi kishte kaluar ditëlindja e Offset.

Duke ndarë disa foto të çiftit në Instagramin e saj, Cardi B shkroi më tej:

“ Gëzuar ditëlindjen bashkëshorti im. Të dua shumë dhe jam shumë krenare për ty. Ne kemi kapërcyer shumë së bashku”, ka shkruar ajo. “Unë e dua njeriun që po bëhesh dhe e dua babain që je.” – këto ishin disa nga fjalët e saj.

Çifti, i cili ka vajzën Kulture Kiari, 3 vjeçe dhe një djalë 3 muajsh (emri i të cilit ende nuk është zbuluar) u martuan në shtator 2017. Vjeshtën e kaluar, Cardi bëri kërkesë për divorc, duke deklaruar më vonë se ishte për t’i mësuar atij një mësim pas akuzave për pabesi.

Në nëntor, Cardi deklaroi për mediat se ajo është “e lumtur” që ajo dhe Offset kaluan disa nga pengesat më të vështira në martesën e saj, pasi shtatorin e kaluar ajo paraqiti kërkesën për divorc.

“Ne kaluam disa sfida. Ju duhet të mësoni për njëri-tjetrin më mirë,” tha ajo. “Ndjehem sikur nuk kam qenë kurrë më e lumtur”.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL