Hapësire reklamuese

CARDI B EMËROHET SI DREJTORESHA E RE KREATIVE E PLAYBOY.

Cardi B reperja ikonë me shumë çmime të fituara dhe sipërmarrësja e famshme, sapo iu bashkua familjes së Playboy, e cila e emëroi atë si Drejtoreshën e tyre të re Kreative.

Drejtoresha e parë krijuese në rezidencë, Cardi B, i është bashkuar zyrtarisht Playboy, markës ikonike dhe legjendare të stilit të jetesës, për të ofruar drejtim artistik me modë, produkte Wellness, përmbajtje editoriale dixhitale dhe shumë të tjera. 

Së bashku, ata do të zgjerojnë markën dhe do të arrijnë një komunitet më të gjerë.

“Është një ëndërr e bërë realitet t’i bashkohem zyrtarisht familjes së Playboy. Nuk mund ta besoj se kjo është e vërtetë,” – tha Cardi B. “Për aq kohë sa mbaj mend, jam ndjerë e lidhur me Playboy. Është me të vërtetë platforma origjinale për krijimtarinë e pacensuruar dhe unë jam e frymëzuar nga trashëgimia e saj e jashtëzakonshme e luftës për liritë personale. Unë kam kaq shumë ide tashmë – mezi pres!” – shtoi ajo në një intervistë dhënë se fundmi.

Platforma më e re CENTERFOLD do të mirëpresë krijuesit më të mirë të botës për t’u lidhur, ndërvepruar dhe ndërtuar një komunitet njerëzish të fuqizuar të motivuar nga sektorë të ndryshëm, nga moda te muzika apo kultura, dhe të komunikojnë me fansat e tyre. Kjo platformë pritet të lançohet brenda këtij muaj dhjetor.

“Cardi B është një “gjeni”, tepër krijuese dhe ne jemi absolutisht të emocionuar dhe të nderuar që të sjellim talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe vizionin e saj krijues në Playboy”, tha Ben Kohn, Shefi Ekzekutiv i PLBY Group në një deklaratë për shtyp. “Mezi pres të shoh se çfarë do të zhvillojnë Cardi dhe ekipi ynë së bashku me aftësitë tona të dizajnit. Gjithashtu nuk mund të mendoj për një vizionar më të mirë krijues për të bashkëpunuar me ne në fillimin e CENTERFOLD. CENTERFOLD do të revolucionarizojë ekonominë e krijuesve ashtu si revista PLAYBOY tronditi industrinë e botimeve gati 70 vjet më parë dhe Cardi B është personi i përsosur në këtë epokë të re.”

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM