Camila Cabello, Ed Sheeran, Emeli Sandé, Gregory Porter konfirmojnë pjesëmarrjen në koncertin për Ukrainën.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

ITV, STV dhe Livewire Pictures së bashku me Komitetin e Emergjencave të Fatkeqësive (DEC) dhe grupin Media & Entertainment Global po punojnë për të bashkuar emra nga bota e muzikës e artit për organizimin e një shfaqjeje për të shpërndarë sa më shumë mesazhe sensibilizuese, shprese e mbështetjeje, dhe më e rëndësishmja, mbledhjen e fondeve për Apelin Humanitar të DEC Ukrainës. Gjatë transmetimit do të jepen performanca muzikore dhe filma të shkurtër që tregojnë gjendjen e vështirë me të cilën po përballen njerëzit e prekur nga konflikti në Ukrainë. Gjatë kësaj kohe shikuesit do të kenë mundësi të dhurojnë para për kauzën gjatë gjithë mbrëmjes.

Deri më tani Camila Cabello, Ed Sheeran, Emeli Sandé, Gregory Porter dhe Snow Patrol janë interpretuesit e parë që janë konfirmuar për të marrë pjesë. Ky koncert do të mbahet në Birmingham në datën 29 mars, ndërsa biletat do të dalin në shitje që prej së martës më 22 mars. Të gjithë fondet e mbledhura nga ky koncert do të shkojnë në ndihmë të Ukrainasve në këto ditë të vështira që ata po përjetojnë.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL