Hapësire reklamuese

Calvin Harris do të publikojë albumin e tij të parë në pesë vjet këtë verë.

Albumi i fundit i Calvin, “Funk Wav Bounces Vol. 1”, u publikua në qershor të vitit 2017. Pritja për të gjithë fansat e tij merr fund pasi tashmë ai ka njoftuar se këtë verë do të publikojë albumin e ri “Funk Wav Bounces Vol. 2”

Njoftimin e bëri ai vetë përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ku i pyetur nga fansat për periudhën se kur “Funk Wav Bounces Vol.2 ” mund të publikohej ai replikoi duke shkruar: “Summer ’22”.

Albumet e tij të mëparshme janë “Created Disco” në vitin 2007 më pas “Ready for the Weekend” në vitin 2009, i ndjekur nga “18 Months” në vitin 2012 si dhe “Motion” në vitin 2014. 

Duke reflektuar për arritjet e tij, ai më parë tha: “Kam pasur fat në mënyra të ndryshme. Kam shkruar këngët e duhura në kohën e duhur, kam zgjedhur zhanrin e duhur të muzikës, kam filluar të luaj si DJ në SHBA në kohën e duhur. Nëse nuk do t’i kisha marrë të gjitha këto vendime të pamatura, nuk do të kisha arritur në këtë vend.”

Mirëpo ende nuk ka një datë ekzakte se kur albumi i ri i Calvin Harris mund të publikohet apo detaje të tjera, ndaj nuk na mbetet tjetër veçse të presim.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM