Britney Spears sjell bashkëpunimin me Elton John.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Javën e kaluar në media u raportua se superylli i popit po bën rikthimin e saj të shumëpritur në muzikë pas përfundimit të konservatorit të saj 13-vjeçar me një remix të këngës së ikonës muzikore të vitit 1971, Tiny Dancer. Lajmin e ka konfirmuar të hënën Eltoni me anë të një postimi në Instagram.

Edhe pse këngëtarja 40-vjeçare nuk ka folur ende për bashkëpunimin, shoqja e saj Paris Hilton zbuloi se ajo e kishte dëgjuar këngën gjatë një interviste me reporterin Paul Barewijk për shfaqjen e tij, Paul Voor Je Neus, në festivalin Tomorrowland të Belgjikës javën e kaluar.

“E di, do të jetë ikonë,” konfirmoi ajo. “Sapo e dëgjova disa ditë më parë në Ibiza dhe është çmenduri”.

Remiksi do të jetë kënga e parë zyrtare e krijuesit të hitit Toxic që nga Slumber Party e vitit 2016.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL